Duket e habitshme, por nuk është as thashethem dhe as kronikë rozë.
Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuçiç, befas dukej më shtatlartë se homologu i tij Edi Rama, gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare që zhvilloi sot në Tiranë.
Një gjë e tillë duket tejet e çuditshme sepse në Beograd dukej krejt e kundërta.
Gjatë vizitës në Serbi, ishte Edi Rama ai që dukej më i gjatë, sikurse dëshmojnë fotot.
U shkrua shumë në mediat serbe gjatë vizitës së parë të një kryeministri shqiptar në Serbi pas rreth 50 vjetësh, se Edi Rama mund të kishte veshur këpucë me një takë të posaçme që të dukej më i gjatë, por një gjë e tillë nuk mundi të konfirmohej, sado që disa foto u përpoqën ta dëshmonin këtë.
Sakaq, sot skenari ishte i ndryshëm dhe dukej Vuçiçi disa centimetra më i gjatë.
Nga foto mund të gjykoni vetë. Fillimisht iu sërvirim ato të sotmet në Tiranë dhe menjëherë më pas ato të Beogradit.