Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka porositur Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe institucionet në Prishtinë të mos ëndërrojnë se Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës
Presidenti serb duke komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila është shprehur më herët se Serbia qëndron pas të gjitha dokumenteve “non-paper” që po shfaqen ditëve të fundit në media, ka thënë se është ajo që thotë Osmani është pavërtetë dhe një gënjeshtër.
“Nëse ata tani shpresojnë se Serbia do të pranojë një njohje të tillë të Kosovës, unë do t’i porosisja të mos ëndërrojnë, e lëre më që Serbia të qëndrojë prapa diçkaje të tillë [non-paper],”-tha Vuçiç.
Siç raporton Tanjugu serb, Vuçiç është shprehur se prapa gjithçkaje shihet ai dhe Serbia, ndërsa ka shtuar se nuk ka është pyetur, dhe për këtë arsye nuk do ta komentojë deklaratën e Osmanit.
Vuçiçin ka sjellë në vëmendje edhe futjen e Kosovës në listën e shteteve të Netflix.
“Unë e shoh që ata tërë ditën po festojnë që Netflix i vendosi në listën e saj të shteteve. Netflix ju vendosi në atë listë, çfarë ju duhet OKB dhe Interpoli. Shikoni filma dhe shqelmojeni topin.”-thotë Vuçiç.