Aktualitet

“Vuçiç po risjell perandorinë e Dushanit”, media e Beogradit: Serbia do përpijë Shqipërinë dhe Kosovën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:14 - 28/09/20 |
mapo.al

Gazeta serbe Informs e njohur si përkrahëse e qeverisë në faqen e parë këtë të hënë ia ka kushtuar një shkrimi me doza të forta nacionalizmi.


Informs shkuan se presidenti Aleksandar Vuçiç është duke risjellë perandorinë e Dushanit. Kjo sipas kësaj gazete do të fusë në panik boshnjakët edhe kroatët.


Ky shkrim vjen një ditë pasi ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin foli me doza të forta për atë se çfarë duhet të jetë Serbia në të ardhmen, duke nënkuptuar aneksimin e territoreve të vendeve fqinje.



Ministri serb i mbrojtjes, Vulin dhe presidenti Vuçiç


Ndërkohë një tjetër gazetë serbe proqeveritare Telegraf thotë se shqiptarët duhet t’i kapë paniku. Kjo gazetë shkon deri aty sa shkruan se Serbia do të ketë pjesë të sajën Kosovën dhe Shqipërinë.

“Serbia do të përpijë Kosovën dhe Shqipërinë”, shkruan Telegraf, ndërsa mbetet i paqartë konteksti i këtij artikulli dhe kësaj gazete.

Me këto dy shkrime të çmendura, mediat pro qeverisë në Beograd injektojnë edhe njëherë gjuhën e fortë nacionaliste dhe mbushur me urrejtje për fqinjët dhe parë iluzionet e “Naçertanjës” për Serbinë e Madhe.


Etiketa: , , , ,

Pas