Aktualitet

Vuçiç provokon sërish, publikon hartën e Kosovës me flamurin serb














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:34 - 19/03/21 |
mapo.al

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka provokuar sërish, këtë herë duke publikuar një foto të hartës së Kosovës me flamurin serb.






Publikimin e ka bërë përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, duke sjellë një “lumë” komentesh dhe raportimesh nga shqiptarët e Kosovës.






Lidhur me këtë provokim ka reaguar kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili tha se Serbia nën sundimin autokratik të Vuçiç, nxit urrejtjen dhe propagandën kundër fqinjëve.



Serbia nën sundimin autokratik të @avucic është në një gjendje hipnoze ku propaganda & urrejtja nxiten kundër fqinjëve. Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-arlantike kundër mentalitetit të moshës së mesme”, ka shkruar Hoxhaj.


Me shtysën edhe ndihmën e ndërkombëtarëve, pas formimit të qeverisë së Kosovës, një ndër pikat e programit politik të LVV-së ishte pikërisht vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në kuadër të kësaj përpjekje, në fillim të marsit Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak për dialogun mes dy shteteve vizitoi Kosovës dhe Serbinë.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti Vuçiç provokon me deklaratat e tij, pasi edhe në të shkuarën ai ka thënë gjëra të ngjashme për Kosovën.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas