Aktualitet

Vuçiç: Pse serbët në Mal të Zi kanë më pak të drejta se shqiptarët në Maqedoni?





               Publikuar në : 13:32 - 13/01/20 |
mapo.al

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Mali i Zi është i vetmi vend që ai nuk ka qenë në një vizitë zyrtare, por theksoi se është gjithmonë i gatshëm të bisedojë me Milo Gjukanoviç, megjithëse ata i shikojnë gjërat ndryshe.


Ai gjithashtu theksoi se puna e Gjukanoviçit, si dhe e tij, është në interes të Serbisë dhe Malit të Zi.



Ai deklaroi se Serbia kishte investuar 3.5 milion euro Mal të Zi (deri para shkëputjes), se paratë u investuan në mirëmbajtjen dhe funksionimin e institucioneve kombëtare, por që integriteti i këtij vendi duhet të ruhet.


Ai shtoi se i kishte përcjellë Gjukanoviçit atë që mendonte për të drejtat e serbëve.

“Më vjen keq që partia në pushtet u zemërua, por roli im është të kujdesem për 28 përqind të popullatës serbe në Mal të Zi”, tha Vuçiç për TV Pink.

Ai pyeti përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare se çfarë të drejtash kanë shqiptarët, me 25 përqind në Maqedoninë Veriore dhe kërkoi një përgjigje për “pabarazinë në numrin dhe të drejtat e serbëve dhe shqiptarëve në të dy vendet”.

“Unë nuk do të çoj tanke në Mal të Zi. Koha e papërgjegjshmërisë serbe ka përfunduar!”, tha Vuçiç, duke shtuar se ishte koha për marrëveshje, por jo në dëm të Serbisë.

Presidenti serb gjithashtu tha se ai nuk beson se Mali i Zi do të ndryshojë vendimin e tij mbi ligjin e diskutueshëm për lirinë e fesë, por tha se kjo “zgjoi popullin serb në Mal të Zi”.

Komentet e tij erdhën pikërisht nën atmosferën e nderë që ka kapluar së fundi raportet mes dy vendeve, ku shkak është bërë Ligji i Fesë hartuar e miratuar nga pushteti në Mal të Zi, e kundërshtuar fort nga Kisha Ortodokse Serbe, e rrjedhimisht dhe nga Beogradi zyrtar.



Pas