Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë ka folur sot rreth qëndrimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë sa i përket iniciativës së “Open Balkan”.
Vuçiç është shprehur se ndihet mirënjohës që SHBA ka mbështetur iniciativën e “Open Balkan” që nga fillimi.
“Kur e dëgjon një argument të tillë që iniciativa është krijim i Serbisë së Madhe, t’i mund ta kthesh kokën dhe të thuash: këta njerëz s’kuptojnë asgjë. Amerikanët janë duke hyrë në thelb dhe iu jam mirënjohës për këtë. SHBA mbështet nismën për Ballkanin e Hapur që në fillim“, tha ai.
Ndërkohë, Vuçiç shprehet se është i shqetësuar për forcimin e forcave të sigurisë të Kosovës.
“Nëse ata në Prishtinë janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo pyetjeje, ne nuk do të bëjmë, sepse ne jemi të pakënaqur. Është e qartë se ata që i tundin në djep, të cilët i kanë tejkaluar kompetencat, do të vazhdojnë ta bëjnë këtë pavarësisht se sa gjëra të këqija do të shohin. Ne jemi të shqetësuar për forcimin e forcave të sigurisë të Kosovës“, deklaroi kreu i shtetit serb.