Aktualitet

Mediat: Serbia s’do ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem, nëse Izraeli njeh Kosovën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:10 - 09/09/20 |
mapo.al

Marrëveshja e arritur në Washington mes palës kosovare dhe asaj serbe, parasheh zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi për në Jerusalem.



Madje Serbia ka njoftuar se do të hap një zyrë për tregti në kryeqytetin e këtij vendi, shkruan Jerusalem Post.


Burime të afërta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, kanë bërë të ditur për Jerusalem Post, se njohja e Kosovës nga ana e Izraelit do të acarojë paksa raportet me Serbinë, pavarësisht se marrëveshja është arritur brenda kornizave të vendeve të Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë



“Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem nëse Izraeli e njeh Kosovën si shtet i pavarur”, ka shtuar burim i afërt dhe i informuar për marrëveshjen e nënshkruar në Washington.



“Për më shumë kjo lëvizje e Izraelit do t’i dëmtonte marrëdhëniet mes Izraelit dhe Serbisë dhe kurrë më nuk do të ishte njëjtë”, ka shtuar burimi./ Jerusalem Post 


LEXO EDHE: 

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Shtëpia e Bardhë: Si arriti Trump të bashkojë dy shtetet


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas