Kryetari i PD Lulzim Basha ka dalë sot për herë të parë në një komunikim për mediat pas mbylljes së procesit të votimit
Teksa mbështetësit e prisnin me duartrokitje dhe ovacione në kor “Rama ka mbaruar punë”, Basha tha se fitorja është e qartë për popullin shqiptar.
Lideri i opozitës tha se vullneti i popullit është në kutitë e votimit ndërsa shtoi se ka besim të plotë se komisionerët dhe numëruesit do e përmbyllin këtë proces me përgjegjësi.
“Fitore për popullin shqiptar, fitore për Aleancën për Ndryshim
Faleminderit gjithë qytetarëve të Shqipërisë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është nje fitore e qartë për popullin shqiptar, një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim.
Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se komisionerët dhe numëruesit do ta menaxhojne proçesin me përgjegjësi dhe durim dhe sipas ligjit.
Sic kam thënë në fillim të fushatës, në fund të këtij proçesi Shqipëria fiton.“-tha Basha.