Kryesore

“Vullneti i popullit është në kutitë e votimit” – Përfaqësuesi i PS në KAS citon Bashën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:54 - 12/05/21 |
mapo.al

Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KAS, Eridian Salianji, tha se kërkesa ankimore e PD-së për rivotim në 9 qarqe e ka efektin ligjor zero.






Salianji kërkoi koherencë nga demokratët, ndërsa risolli në vëmendje disa deklarata të kreut të selisë blu Basha, i cili pas zgjedhjeve që foli për fitore dhe tha se “vullneti i popullit është në kutitë e votimit”.


“Në lidhje me kërkesën ankimore të PD, do të thoja që kjo kërkesë efektin ligjor e ka zero. Është një kërkesë e mbështetur në deklarata politike që në disa raste janë shpifje, dhe në rastin më të mirë janë opinione.





Nuk kemi çfarë kundërshtime ligjore t’ju bëjmë këtyre deklaratave, unë thjesht do citoj. Nëse do kishte një deklaratë që do kishte efekt janë deklaratat e bëra ditën e votimit. Po citoj deklaratën në orën 10:30 të z.Gazment Bardhit ku thotë “unë sapo bëra thirrje të nisë procesi i numërimit sa më pare. Kjo e sotmja është fitore e madhe për Shqipërinë dhe Elbasanin”.



Së fundmi mbyllet me deklaratën e kreut të PD Basha, “faleminderit për procesin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, për Aleancën për Ndryshimin. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit”.



Lexo edhe :  Ekzekutimi i Birçajt në Vlorë, pasagjeri që i shpëtoi plumbave është polic

Ne këtë duhet të gjykojmë dhe nëse shkelja është do parë në kutitë e votimit dhe jo jashtë. Qëndrojini koherent deklaratave. Ju ftoj të reflektoni dhe ti tërhiqni këto kërkesa ankimore”, tha Salianji.

“Për sa i përket ankimit të LSI, vetëm anën formale po të shikojmë, ky ankimim do të rrëzohet. Në çdo rast kërkesa për pavelfshmëri bëhet për çdo qendër votimi dhe për shkeljet që kanë ndodhur në atë qendër ditën e zgjedhjeve. Po të shikohet ankimi, në asnjë element nuk flitet për shkelje në një apo disa qendra votimi dhe kjo të sjellë pavlefshmëri në këto qendra dhe pavlefshmëri të qarkut.

Ankuesi pretendon se janë penguar shumë emigrant për të ardhur në Shqipëri. Fakti që ankuesi nuk ka arsyetuar lidhjet e shkakut me pasojën, nuk përmendi asnjë emër të personave që duhet të vinin për të votuar. Që të kërkosh pavlefshmëri duhet të kesh numrin e personave që kanë dashur të vijnë, por janë penguar për shkak të vendimmarrjes”, tha ai.

155


Etiketa: , , , ,

Pas