Aktualitet

Vuri sfond në ‘zoom’ sikur ishte në shtëpi, senatorin e nxjerr zbuluar rripi (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 08/05/21 |
mapo.al

Senatori i Shtetit Ohio, Andrew Brenner krijoi një sfond virtual të zyrës së shtëpisë për të mbuluar faktin se ai po ngiste makinën gjatë një takimi në Zoom.






Në të njëjtën ditë, u prezantua dhe një ligj ku rriteshin ndëshkimet për personat që dërgonin mesazhe apo bënin lidhje direkte nga makina e tyre.


Andrew do të kishte arritur të mashtronte njerëzit në mbledhje po të mos kishte qenë rripi në gjoks dhe kthimi i vazhdueshëm i kokës së tij.





Në fillim të konferencës video, Brenner u shfaq në një veturë të parkuar. Menjëherë pas kësaj, ai e la thirrjen dhe u shfaq përsëri në të, por me një sfond tjetër, i cili përfshinte dollapë druri, fotografi në mur dhe një lule.



Brenner mohoi të ngiste makinën në mënyrë të pasigurt.


“Nuk u shqetësova. Unë pashë rrugë dhe dëgjova takimin. Në fakt, unë isha në një numër thirrjesh të tjera gjatë ngasjes. Unë nuk i kushtoj vëmendje videos në Zoom. Për mua, është si një telefonatë”, tha Brenner, por edhe kërkoi falje për këtë veprim.

71



CLOSE
CLOSE
Pas