Deputeti i CDU, Johann Wadephul, i cili është një nga mbështetësit më të fortë për prespektivën europiane të Shqipërisë, ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.
Zv/kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman, ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij, për shembjen e godinës historike me nxitim dhe dhunë.
Në reagimin e tij në Twitter, Wadephul ka shtruar pyetjen, nëse kishin të drejtë shtetet që votuan kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
“Si një mbështetës i fortë i perspektivës Europiane të Shqipërisë, prishja e Teatrit Kombëtar, nxitimi dhe dhuna më la të zhgënjyer dhe të trishtuar. A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po-në” e tyre për fillimin e negociatave?”, shkruan ai në Twitter.
Lëkundja e qëndrimit të Wadephul pas shembjes së Teatrit, i vë në rrezik serioz negociatat me Bashkimin Europian.
LEXO EDHE:
Reagimi i fortë/ Donald Tusk dënon shembjen e Teatrit Kombëtar