Kryesore

Washington Post: Mijëra protestues rrethojnë parlamentin shqiptar






               Publikuar në : 11:49 - 05/03/19 |
mapo.al

Mediat e mëdha ndërkombëtare vazhdojnë të raportojnë nga Tirana për situatën e krijuar. Ja raporti që publikon gazeta Washington Post


Mijëra protestues, që mbështesin opozitën në Shqipëri, kanë rrethuar parlamentin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata e akuzojnë kabinetin qeveritar për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Ndërtesa e parlamentit u rrethua të martën nga qindra oficerë policie dhe nga tela me gjemba.

Ligjvënësit e pozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga Partia Demokratike, kanë hequr dorë nga postet e tyre.

Gjatë protestave të fundit, protestuesit kanë hedhur shashka dhe objekte të forta, kurse policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Opozita nuk i ka marrë parasysh thirrjet e Bashkimit Europian, SHBA dhe organizatave ndërkombëtare për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politikë.

Socialistët në pushtet të kryeministrit Edi Rama kanë 74 nga 140 vende në parlament. Shqipëria shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian në qershor.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas