Kryesore

Washington Post publikon foton pikante nga protesta: Mijëra në shesh






               Publikuar në : 20:07 - 13/04/19 |
mapo.al

Gazeta e njohur amerikane, Washington Post, ka raportuar vazhdimisht protestën e opozitës në Shqipëri. Gazeta, e cila përdor sloganin: ‘Demokracia vdes në errësirë’, ka publikuar edhe një foto pikante nga AP.


“Partitë e opozitës shqiptare janë mbledhur në kryeqytetin- Tirana, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën të shtunën në Tiranë, në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’, me postera dhe slogane antiqeveritare, duke hedhur shashka dhe tymuese mbi policinë.

Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të godinës qeveritare, por nuk u përpoqën që të hapnin dyert e saj”.

“Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, diçka që mohohet nga qeveria”.

“Udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për rotacion të menjëhershëm politik, duke kërkuar një kabinet tranzitor për Ramën. Ai kërkoi edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas