fbpx

Aktualitet

Wenger te Bayern Munich? Francezi zbulon tratativat





               Publikuar në : 16:56 - 08/11/19 |
mapo.al

Arsene Wenger nuk do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich.


Të paktën këtë ka lënë të kuptohet vetë francezi, i cili në një deklaratë për “Bild” ka mohuar të ketë pasur tratativa me drejtuesit e gjermanëve.



Unë isha shumë pranë Bayern shumë kohë më parë. Për momentin nuk kam biseduar me ta fare. Ne nuk kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe nuk e di nëse do ta bëjmë një gjë të tillë,” u shpreh Wenger.


Ish trajneri i Arsenalit mbylli magjinë e tij te “topçinjtë” sezonin e shkuar.

Në krye të klubit londinez, Wenger qëndroi për 22 vite, teksa tashmë shihet si kandidati potencial për të marrë vendin e lënë bosh nga Niko Kovac në pankinën e Bayern Munich.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas