Leicester ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon të Premier League pas tri fitoresh të marra në tri ndeshjet e para të kampionatit.
Skuadra e Rodgers, në fakt, është mundur 3-0 në shtëpi nga West Ham.
Miqtë i kanë siguruar tri pikët në 45 minutat e para falë dy golave të shënuar nga Antonio (14′) dhe Fornals (34′). Dy gola që kanë ardhur nga dy asiste të mrekullueshëm të mbrojtësit Cresswell.
Kjo ka qenë hera e parë që Cresswell ka dhënë dy asiste në një ndeshje të Premier League (192 ndeshje).
Hammers kanë fiskuar shifrat në 3-0 shtatë minuta para fundit me golin e Bowen.
Dhelprat mbeten në vendin e dytë të renditjes me 9 pikë, ndërsa West Ham është ngjitur në të 7-in.
Fiton edhe Southampton që ka mundur 2-0 në shtëpi ekipin e WBA-së.