Sport

West Ham prezanton Sebastien Haller, thyhet rekordi historik







               Publikuar në : 15:25 - 17/07/19 |
mapo.al

West Ham ka bërë zyrtare blerjen e Sebastien Haller nga Eintrancht Frankfurt për 50 milionë euro, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit londinez.


Sulmuesi francez firmosi kontratë 5-vjeçare, me opsion rinovimin edhe për 12 muaj të tjerë.

Kjo është blerja e tretë rekord në një vit, sepse më 1 qershor 2018 blenë Issa Diop për 25 mln euro nga Touluese dhe më 15 qershor të po këtij viti u ble Felipe Anderson nga Lazio për 38 milionë euro, duke vendosur rekordin e “Çekiçëve”.

Pavarësisht shifrave, Haller vlerësohet si një goditje në shenjë, sepse sulmues 25-vjeçar është i kompletuar në të gjitha drejtimet, i gjatë dhe i fortë në luftën në ajër, godet me të dyja këmbët, ka teknikë dhe kontroll topi.

Sezonin e kaluar me kuadrin gjermane shënoi 20 gola dhe dha 12 asiste për shokët e skuadrën në Bundesliga dhe Europa League.



CLOSE
CLOSE
Pas