Kryesore

“What the fu*k”… çfarë e nervozoi Edi Ramën kur po fliste për Kosovën?!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:53 - 26/11/18 |
mapo.al

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë, kryeministri Edi Rama tha se vendimi i Kosovës për të vendosur taksë 100% për produktet serbe është vendim irracional në kushtet normale në qasjen e dyfytyrësisë të Serbisë kundrejt Kosovës. Rama tha se Serbia duhet të zgjedhë një fytyrë me Kosovën nga trefytyrësitë që përdor.


Më herët në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, kryeministri Rama tha: “Sot është dita për ta thënë me forcë se e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë shtete apo shtet në letër të zhveshur. Kjo drejtësi është ajo e të drejtave të njeriut që nuk njeh gjysmë njerëz”.



“Ne i kemi mirëpritur në çdo çast të gjitha dinamikat shumë palëshe apo dy palëshe që çojnë drejt plotësimit të kuadrit gjysmë të plotësuar. Kemi qenë dhe mbetemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së dhe të gjitha atyre shteteve që janë në themel të pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Dhe ja pse themelimi i forcave të armatosura të Kosovës ishte hapi i duhur dhe domethënës në kuptim të plotësimit të kuadrit të një shteti që nuk mund të konsiderohet nga askush një gjysmë shtet. Ngjarjet si e Interpolit janë shfaqje dekurajuese”.


Ai ka theksuar gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive një pjesë te një bisede që i ka treguar ministri kosovar. Ministri i Punës në Kosovë i ka treguar Ramës se si Serbia përpiqej të bindte përfaqësuesit e BE në Beograd që të hiqnin fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që pritej të mbahej në një aktivet ku merrte pjesë edhe Kosova.

“Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd deri në dy të natës me anë të të dërguarve të Evropës i kërkonin të hiqej fjala Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova ishte e pranishme. What the fu*k do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian,”- tha Rama.

http://www.mapo.al/bashkim-kombetar-deri-ne-2025-en-rama-shpalos-projektin-kosove-shqiperi/


Etiketa: , , ,

Pas