Teknologji

WhatsApp dorëzohet përballë kërkesës me masive, prezanton “Dark Mode”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:36 - 04/03/20 |
mapo.al

“Dark Mode”, e thënë në shqip “sfondi i zi” në dritaret e bisedave dhe në të gjithë aplikacionin e WhatsApp-it ka qenë një prej kërkesave më të përsëritura të përdoruesve të këtij rrjeti komunikimi.


Facebook, kompani që zotëron WhatsApp i shpërfilli për një kohë të gjatë këto kërkesa, por që prej kësaj të marte (3 mars) të gjithë përdoruesve të aplikacionit në dy sistemet më të mëdha të operimit telefonik, iOS dhe Android do t’u ofrohet ky opsion.


“WhatsApp Dark Mode është këtu!”, shkroi shkurtimisht në Facebook, Mark Zuckerberg.


Për të përfituar opsionin përdoruesit duhet të presin përditësimin automatik të aplikacionit, ndërsa ata që janë më të padurueshëm nëse e duan sa më shpejt këtë opsion duhet ta çinstalojnë dhe më pas instalojnë sërish Whats App-in.


“Dark Mode” do të jetë opsionale, pra që mund të zgjidhet nga vetë përdoruese të jetë ose jo e aktivizuar. Për ta bërë këtë hyhet tek sektori “Settings” dhe më pas tek “Themes”, nga ku zgjidhet opsioni “Dark”. Menjëherë pas klikimit të këtij opsioni i gjithë sfondi i aplikacionit errësohet, ndërsa fonti i shkronjave mbetet i bardhë, por që gjithsesi edhe ky është opsional, pasi ngjyrat e shkrimit sërish mund të zgjidhen nga përdoruesit.


Etiketa:

Pas