Aktualitet

Whatsapp shfaq probleme, aplikacioni i mesazheve bie në gjithë botën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:23 - 14/07/20 |
mapo.al

Padyshim që Whatsapp është një nga aplikacionet e njohura të mediave sociale në botë, por duket se këtë mbrëmje ka pasur probleme.


Mësohet se ky aplikacion ka rënë në të gjithë botën, ndërkohë që përdoruesit nuk mundën që të shpërndanin mesazhet e tyre.


Numri i raporteve të këtij problemi është bërë përmes platformës Twitter, ku përdoruesit kanë treguar se kanë vështirësi në dërgimin dhe pranimin e mesazheve përmes WhatsApp.

Fillimisht aplikacioni ra në versionin e tij desktop, më pas shfaqi probleme edhe në smartphone. Deri më tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas