Teknologji

WhatsApp vjen me dy funksione të reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:04 - 19/03/19 |
ro ot

Shfletuesi i integruar nuk ka për të bërë shumë për të luftuar lajmet e rreme edhe pse është një funksion që i ka munguar prej kohësh WhatsApp.






Ekipi i WhatsApp pranë Facebook do të vazhdojë përpjekjet për të luftuar përmbajtjet e rreme. Sipas WABetaInfo një versioni i ri beta i një prej aplikacioneve më popullore në botë të komunikimit vjen me një shfletues të integruar dhe me një funksion i cili kërkon burimin e imazheve që shpërndahen në platformë.


Shfletuesi i integruar nuk ka për të bërë shumë për të luftuar lajmet e rreme edhe pse është një funksion që i ka munguar prej kohësh WhatsApp.







Për këtë rast WhatsApp nuk lejon njerëzit të bëjnë screenshot ose regjistrime video duke përdorur shfletuesin e integruar të aplikacionit.

Lexo edhe :  Google gjurmon përdoruesit?!



Mbase funksioni më i dobishëm, sidomos në rastin e përhapjes së fotove virale, është ai për të kërkuar burimin e imazheve në Google.



Përdoruesit mund të selektojnë në imazh, ta ngarkojnë në Google dhe të shohin se ku tjetër është shfaqur i njëjti imazh.

WhatsApp tashmë ka filluar të etiketojë imazhet e përcjellura e madje të vendosë edhe kufij sesa herë një mesazh mund të përcillet pas spekulimeve se platforma po përdoret nga trafikanët e fëmijëve.

Gjithashtu kompania është duke shpërblyer hulumtuesit të cilët studiojnë përhapjen e dezinformimit në aplikacion.

1


Etiketa: , , ,

Pas