ShowBizz

Will Smith flet për jetën me një baba të dhunshëm dhe marrëdhënien e tij me të bijën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:45 - 22/11/20 |
mapo.al

Në tryezën e “Red Table Talk”, aktori Will Smith ka vendosur të flasë për të kaluarën e tij.


Ai diskuton fëmijërinë me një baba të dhunshëm dhe marrëdhënien e trazuar me të atin.


Aktori tha se shumë nga personaliteti i tij gazmor që në shohim sot, është orkestruar vite më parë në përpjeje për të mbajtur babanë e tij abuziv të argëtuar, në mënyrë që ai të ndalonte së dëmtuari familjen e tij.



Smith foli me psikologun klinik Dr. Ramani Durvasula në lidhje me marrëdhënien e tij me babain dhe si ndikoi kjo gjatë rritjes së famës në serialin “The Fresh Prince of Bel-Air”.


“Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith, shakatë, argëtimi, marrëzia, ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi”, shpjegoi Will.


“Unë interpretoja, kërcëja dhe tregoja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës”.

Më vonë, në intervistë Will pyetet edhe për vajzën e tij, Willow, për të cilën thotë:

“Është e vetmja marrëdhënie me një grua, që unë nuk e kam prishur kurrë. Jam i sigurit që Willow tani do të më thoshtë: “Jo, ti ke gabuar në disa gjëra”, por në mendjen time, unë kam bërë më të mirën për të.”


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas