Aktualitet

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas, fluturime drejt Barcelonës dhe Këlnit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:08 - 23/06/21 |
mapo.al

Shtohen fluturimet nga aeroporti i Rinasit. Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë sjell avionin e pestë në bazën e saj në Tiranë duke mundësuar fillimin e fluturimeve direkte nga Aeroporti i Rinasit drejt Barcelonës në Spanjë dhe Këlnit në Gjermani.






Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA tha se stacionimi i pesë avionëve në Tiranë është një shenjë besimi për aeroportin e Rinasit.


“Jam i kënaqur të njoftoj angazhimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin me Wizz Air për një zhvillim thelbësor që do të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, pas pandemisë dhe gjithashtu do t’iu ofrojë konsumatorëve një gamë të gjerë destinacionesh të përballueshme me çmime të ulëta. 







Shtimi me 5 avionë dhe me 2 destinacione sipas drejtorit të Wizz Air e lidh Tiranën me 29 destinacionë të Europës ku operohet me tarifa të ulëta”- tha Constantin von Alvensleben, Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA.




“Në tre-katër vitet e ardhshme ne do ta dyfishojmë flotën tonë të bazës së Tiranës dhe ky zhvillim parashikon lëvizjen e rreth 5 milionë pasagjerëve me Wizz Air, destinacione të reja nga Tirana dhe standard të lartë shërbimi. Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për aeroportin dhe për ne”– tha George Michalopoulos, Drejtori Komercial i Wizz Air.



Për ministrin e turizmit Blendi Klosi blerja e aksioneve të aeroportiti të Rinasit nga Kastrati Group do ta kthej Shqipërinë në vëmëndjen e turistëve të huaj me tarifa më të ulëta.

“Me marrjen e menaxhimit të ri të aeroportit, duket që ka një lehtësim të të bërit biznes, me tarifa më të negociueshme me kompanitë ajrore që kanë interes për Shqipërinë, fakt ky që nxit konkurencën e lirë dhe të ndershme, ku përfituesi është pasagjeri”, u shpreh Klosi.

Historia e Wizz Air në Shqipëri daton para katër viteve ku fluturimi i parë u ul në Prill të 2017-s nga Budapesti.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas