Urdhëri është: Shokë, rrini në shtëpi. Pas më shumë se 70 ditë karantine, një lehtësim i vogël i masave kufizues pritet më 8 prill. Po në Wuhan frenat nuk do të hiqen menjëherë.
Sekretari lokal i Partisë Komuniste, Wang Zhonglin i ka komunikuar popullatës se “rreziku i rikthimit të pandemisë mbetet i lartë si për shkak të faktorëve të brendshëm ashtu edhe të jashtëm” dhe se për këtë arsye duhet të ketë përsëri “masa të forta të vetë-mbrojtjes”, si shmangia e daljeve për nevoja jo urgjente në mënyrë që të shmanget rikthimi i infeksioneve.
Dje në Kinë ishte dita e kujtimit të të vdekurve. Është një rit tradicional ku shkohet me familjen në varrezat e të parëve, pastrohen varret dhe olokaustet, për të nderuar kujtimin e të vdekurve.
Por këtë vit ka qenë ndryshe, si çdo gjë tjetër. Pekin urdhëroi që ritualet të mos mbahen, sepse rreziku i infeksioneve është ende i lartë. Por më e dhimshmja në këto ditë është se nderimet nuk u bënë as për më të dashurit që humbën jetën në muajt e fundit.
Shifra zyrtare e viktimave të Covid-19 në Kinë është raportuar 3322 vetë, nga të cilët 2535 janë në Wuhan.
Por bazuar në numrat e arkëmorteve dhe funeraleve ka denoncime se numri i viktimave mund të të jetë shumë më i lartë. Kjo është një arsye më shumë për të shmangur grumbullimet. Në këto kushte ndalimi, u vendos që të jetë shteti dhe jo individët ata që do të nderojnë viktimat e epidemisë.
Në dhjetë të mëngjesit janë mbajtur tre minuta heshtje në të gjithë vendin ndërsa “janë dëgjuar kudo sirenat e makinave, trenave dhe anijeve” në shenjë zie.
Rajoni e Hubei mbi të gjithë ka kujtuar 14 “dëshmorët” e epidemisë së koronavirusit të cilët u shpallën një ditë para ceremonive. Midis tyre ishte edhe Li Wenliang, okulisti që u ndëshkua për përhapjen e lajmit përpara se dicka të tillë për koronavirusin e ri ta bënin autoritetet.
Më pas doktor Li vdiq në Wuhan natën midis 6 dhe 7 shkurtit. Ishte viktimë e virusit që shkatonte sëmundjen e re që ai lajmëroi e që tani ka prekur të gjithë globin duke shkaktuar mbi 55 mijë viktima në më shumë se 180 vende. Dr. Li është emblema sesi udhëheqja e Kinës reagoi ndaj epidemisë në fillimet e saj. /La Stampa
/Përktheu: Mapo.al/