Aktualitet

Xhaçka: Alarmi për tërmet i rremë, qytetarët të kthehen në shtëpi






               Publikuar në : 23:57 - 22/09/19 |
mapo.al

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u bën thirrje qytetarëve të rikthehen në shtëpitë e tyre. Mjaft familje kanë lënë Tiranën tashmë, duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit dhe qyteteve të tjera ku nuk ka aktivitet sizmik.


Xhaçka tha se njoftimi i shpërndarë në rrjetet sociale është i rremë dhe personat që e kanë përhapur atë, do të përballen me përgjegjësi ligjore.



“Kush tenton të përfitojë nga paniku, po bën një akt kriminal. Ftoj qyetarët të mos frikësohen nga alarmet e rreme. Tërmetet nuk mund të parashikohen. Kjo shpikje për tërmet do të ndëshkohet rëndë. I ftoj qytetarët të qetësohen dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. S’do lëmë gurë pa lëvizur derisa të gjejmë autorin e kësaj shpikje. Ky lajm i rremë dënohet me burg nga Kodi Penal”, tha Xhaçka.


Etiketa: ,

Pas