Aktualitet

Xhaçka me ministren austriake, Edstadler: Të lehtësohen pengesat për rajonin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:41 - 06/05/21 |
mapo.al

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një konferencë për mediat me ministren për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler.






Në fjalën e saj Xhaçka tha se Shqipëria vijoi angazhimin e saj drejt rrugës së BE-së pavarësisht kushteve të vështira të krijuara nga pandemia e Covid-19.


“Shqipëria po ndjek nga afër diskutimet që po zhvillohen në BE mbi lehtësimin e kufizimeve në lëvizjen drejt vendeve të unionit dhe mbi krijimin e një certifikate turizmi. Në kushtet aktuale qoftë për arsye turizmi apo familjare e pune mobiliteti i njerëzve midis Ballkani perëndimor dhe Bashkimi Europian është shumë i rëndësishëm, ndaj solla në vëmendje nevojës që të lehtësohen sa më shumë pengesat për rajonin tonë që është pjesë e Europës dhe integruar gjithnjë edhe më ngushtë në tregun e brendshme të BE-së si pjesë e përgatitjes për integrim”, tha Xhaçka.







Ndërkohë ministrja austriake, Karoline Edstadler  përgëzoi zgjedhjet e mbajtura në 25 prill.



Lexo edhe :  Salianji: Ata që ëndërrojnë shkrirjen e PD do të zhgënjehen shumë shpejt

Ajo gjithashtu theksoi se Shqipëria ka punuar shumë në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa tha se beson në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.



Edstadler theksoi se Austria po përpiqet për pasaportën e gjelbër për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Na duhet ta luftojmë këtë virus Covid-19 së bashku sepse kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë. Ne kemi vërtet rrënjë të forta historike me Shqipërinë, kemi rrënjë të forta ekonomike dhe kjo është arsyeja përse ne kujdesemi për këtë rajon.

Duhet po kështu që të mundësojmë lëvizshmërinë e njerëzve edhe kjo është arsyeja përse po përpiqemi për pasaportën e gjelbër dhe jemi të bindur që duhet të përfshijmë edhe vendet e treta për këtë pasaportë të gjelbër sepse kjo është kyçe për ekonominë tonë.

Gjithashtu duam që këtu të përfshijmë edhe Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë pasaportë të gjelbër”, tha ajo

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas