Aktualitet

Xhaçka takon Sorecan: Burimet dhe energjitë në shërbim të hapjes së negociatave








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 08/01/21 |
mapo.al

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka takuar ambasadorin e BE Luigi Soreca.



Xhaçka thekson se me Sorecën pati një takim shumë të mirë dhe shkëmbim konstruktiv mbi pikëpamjet për procesin e integrimit europian dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin.


Ajo zotohet se do të angazhojë të gjitha burimet dhe energjitë për hapjen e negociatave me BE.




Statusi i Olta Xhaçkës:

Zhvillova sot një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike per integrimin (SEI).
Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Europian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE.

Lexo edhe :  I pari i listës në Dibër, Xhelal Mziu: Synojmë 4 mandate! Mesazhi për Xhaçkën


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas