Publikimi nga ana e opozitës së dënimit me burgim për trafik droge të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk pasuar me shkarkimin apo dorëheqjen e këtij të fundit.
Xhafaj tha se nuk mbante përgjegjësi për veprimet e familiarëve të tij të rritur dhe se kjo çështje nuk ndikonte te qeveria. Gazetari Arjan Çani thotë se Xhafaj nuk do të rrinte në detyrë nëse pas tij nuk do të qëndronte ambasada e SHBA.
“Unë mendoj që nëse do ndodhte kjo gjë në vendet europiane, ministri i Brendshëm do ikte vetë nuk do priste që ta shkarkonte kryeministri. Në një vend normal dhe me demokraci, çdo njeri do kishte dhënë dorëheqjen, sepse i prish punë imazhit të qeverisë tij. Unë e shoh më shumë morale, sepse politikisht nuk ka pse ikën ministri Xhafaj.
Për katundin tonë, Xhafaj s’ka pse ikën. Unë mendoj që Xhafaj s’ka pse të ikë fare nga ministër, sepse mesa kemi kuptuar amerikanët ku ta gjejnë të kenë një ministër ose kryeministër me një cen në figurë. Historikisht këtë lojë kanë luajtur amerikanët. Xhafaj sot në kontekstin shqiptar është më i fortë pas këtyre akuzave. Në kontekstin shqiptar, ku bëhet “muti mullar” dhe askush nuk do me e ditë, unë nuk shoh arsye pse të ikë Xhafaj” – thotë Arian Çani.