Kryesore

Xhafaj konferencë urgjente: Mes protestuesve, edhe elementë kriminalë! Ligji do jetë i ashpër…





               Publikuar në : 14:54 - 31/03/18 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dalë sot para mediave pak minuta pas mbylljes së protestës në “Rrugën e Kombit” ku ka deklaruar se mes protestuesve kishte individë me precedentë kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore.


“Në përputhej me kërkesën e bërë, Policia e Shtetit krijoi të gjitha kushtet dhe mori masat e duhura sipas ligjit për zhvillimin e këtij tubimi.



Manifestimi i presupozuar paqësor u shndërrua në sulm barbar kundër policëve dhe pasurisë publike e asaj private.


Grupe individësh të papërgjegjshëm në përbërje të të cilëve gjendeshin elementë me precedentë kriminal dhe rrezikshmërinë shoqërore shfrytëzuan padrejtësisht situatën”,- tha Xhafaj.

“Qytetarët e Kukësit u distancuan nga individët e papërgjegjshëm dhe nuk u bënë pjesë e atyre që pa asnjë shkak sulmuan barbarisht sulmin nga punonjësve të policisë dhe shkatërruan pronën publike dhe private.

Janë dëmtuar 12 punonjës të policisë nga gurët e hedhur dhe një tjetër punonjës policie ndodhet në gjendje më të rëndë. Vlerësoj qëndrimin e mbajtur nga Policia e Shtetit e cila ruajti gjakftohtësinë.

U kërkoj qytetarëve, medias, komunitetit të biznesit dhe partive politike që të distancohen ndaj atyre politikanëve që i kanë frymëzuar aktet e dhunshme, që bien ndesh me Kushtetutën e vendit”,- tha më tej Xhafaj.

Në vijim ai shtoi se, Policia e Shtetit do të ketë një reagim të ashpër ndaj cilitdo që është përfshirë në aktet e dhunës.

“Kush nxit dhunën dhe anarshinë do të marrë përgjigjen e duhur ligjore”.


Etiketa: , , , ,

Pas