Pas një viti në postin e ministrit të Brendshëm, dita e sotme ishte hera e parë që Fatmir Xhafaj i është drejtuar vonë godinës së Ministrisë së Brendshme. E megjithatë para se të ndërmerrte rrugën drejt godinës së ministrisë Xhafaj kishte konsumuar një mëngjes të bukur me familjarët.
Kohë që përkon me publikimin në Twitter të statusit të Ramës që njoftonte se kishte pranuar dorëheqjen e Xhafajt. Para godinës së ministrisë Xhafaj u prit nga shumë gazetarë dhe kameramanë të cilët i drejtuan mikrofonin për të marrë një prononcim mbi arsyet e dorëheqjes, por Xhafaj u rezervua të komentonte këtë çështje vetëm falenderoi gazetarët.
Fatmir Xhafaj: Hera e parë që vij kaq me vonesë pas një mëngjesi shumë të këndshëm me anëtarët e familjes time dhe me mbesën. Të dytët që takoj jeni ju dhe jam shumë i lumtur që ju takoj se kemi bashkëpunuar shumë mirë. Ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe çfarë kemi bërë së bashku.
Gazetarja Pse e dhatë dorëheqjen zoti Xhafaj?
Fatmir Xhafaj: I kam shpjeguar të gjitha.
zoti xhafa e tegoj veten ne gjithe performancen e tij minister me vlera dhe shume i pergatitur
Kur erdhi ky xhafa tha qe do zhdukte kanabisin dhe e beri, bravo