Aktualitet

Xhaferaj: Rama mashtroi për portin e Durrësit, për të ka vetëm dy foto…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:50 - 19/04/21 |
mapo.al

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit Ferdinand Xhaferaj, në një deklaratë të dhënë sot nga qyteti bregdetar, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se po mashtron për portin e ri turistik në këtë qytet.






Rama dje prezantoi projektin në 3D të portit, ndërsa Xhaferaj argumentoi se për ndërtimin e këtij porti dhe zhvendosjen e portit të Durrësit në Porto Romano, nuk është kryer asnjë studim.


Sipas Xhaferajt, e vetmja gjë që ka kryeministri Edi Rama lidhur me këtë projekt janë dy foto, një e Nusretit me ministrat dhe një foto tjetër 3D.





Pasi e vodhën, shkatërruan, nëpërkëmbën, dhe shpërfillën Durrësin për 8 vite. Në kulmin e fushatës zgjedhore, Rama erdhi në Durrës dhe foli për zhvendosjen e portit aktual dhe për ndërtimin e një porti të ri turistik. Por pse u detyrua të mashtronte Edi Rama për portin e ri turistik, dhe pse është një mashtrim. Ne kemi parë që Rama dhe numrat e tij në listë nuk shkojnë dot në lagjet e qytetit se nuk përballen as me pyetjen më të thjeshtë të mundshme. Çfarë ka bërë në 8 vite. Përgjigja është e kanë vjedhur dhe e kanë shfrytëzuar këtë qytet. Pse mashtroi me portin e ri turistik.



Lexo edhe :  Rama publikon videon nga ish-sheshi "Shqiponja": Punimet vazhdojnë me tre turne

Të gjithë ekspertët e detarisë shpjegojnë dhe e bëjnë të qartë se të bëhen investime të tilla e ndërhyrje madhore. Duhen studime deri në 5 vite. Teknik dhe thellësinë dhe që studiojnë rrymat ajrore apo detare. Nuk kemi një studim, pra askush nuk e di dhe të thotë hapësirën në PortoRomano e përballon dot për të zhvendosur një port kaq të madh. Nuk kemi studim as për portin e ri turistik. Kemi vetëm dy foto. Një foto nga darka e Nusretit dhe një foto 3D të portit. Kjo është historia e 8 viteve. Dhe vetëm investime 3D ndërhyrjet reale kanë përfituar qeveritarë. Ne nuk jemi kundër investimeve por kundër mashtrimeve strategjike si ky i fundit i Edi Ramës” tha Xhaferaj.



1


Etiketa: , , ,

Pas