Aktualitet

Xhaferaj: Shkollës që inauguroi Rama, filloi t’i rridhte tavani pas një jave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 23/03/21 |
mapo.al

Kreu i PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferaj denoncoi në “Euronews Albania” abuzimet me ndërtimin e shkollave nga qeveria, të cilat sipas tij po bëhen pa asnjë standard dhe se i vetmi qëllim është abuzimi me fondet.






Ai mori shembull shkollën “Njazi Mastori” në Sukth, të cilës filloi t’i rridhte tavani një javë pas inagurimit nga kryeministri.


“Studimet e Bankës Botërore tregojnë se mesatarja e kostos për të ndërtuar një shkollë në Shqipëri është 1 miliard lekë, kurse këta ndërtojnë shkolla 3 miliard lekë vetëm e vetëm për të vjedhur duke përfituar edhe në kohë pandemia dhe tragjedie.







Edi Rama inaguroi shkollën “Njazi Mastori” në Sukth dhe në jave pasi iku ai, shkolla filloi të rridhte sërish ujë. Janë 103 pallate të klasifikuara DS4, me dëmtime të rënda, dhe vetëm në janar të këtij viti u zgjodh firma fituese për të bërë projektet. Ata qytetarë e dinë se brenda këtij viti mbaron vetëm projekti. E imagjinon dot se kur mbarojnë shtëpitë e tyre? Kurse Edi Rama doli dhe tha se për 5 muaj do të mbarojë rindërtimi i shtëpive të tyre”, u shpreh Xhaferaj.




“Qeveria dështoi me rindërtimin në Durrës, shkaktarët e tragjedisë u shpërblyen me poste”
Kryedemokrati i Durrësit, njëkohësisht kandidati për deputet në këtë qark, Ferdinand Xhaferaj denoncoi shkeljet e hapura të bëra sipas tij nga qeveria në mënyrën se si administroi krizën e tërmetit në këtë qark. Xhaferaj u shpreh se banorët e qarkut të Durrësit u preken fillimisht nga tërmeti dhe më pas nga pandemia. Por, sipas tij, ishte keqadministrimi i qeverisë që rëndoi gjendjen e tyre.



“Mënyra se si e keqadministroi Rilindja Durrësin si edhe ajo që ofron programi i Partisë Demokratike i ka bërë qytetarët të kërkojnë përmbysje në 25 prill. Durrësi një qytet i goditur dy herë, një herë nga tërmeti dhe një herë nga pandemia. Këtyre të dyjave i shtohet edhe keqadministrimi nga qeveria.
Sepse qeveria ka dështuar krejtësisht në administrimin e problematikave të tërmetit. Nuk po flas këtu për propagandën 3D të Ramës, por për realitetin me të cilin përballen banorët e këtij qarku. Ka më shumë se 15 muaj që ka ndodhur tërmeti dhe nuk ka dalë ende përgjegjësia. Kjo nuk ka dalë sepse është investuar qeveria në këtë drejtim. Qyetarët nuk do të gjejnë qetësi deri sa të vendoset drejtësi për atë që ndodhi. Unë gjithnjë e kam thënë se nuk vrau tërmeti, por vrau masakra urbane. Vrau shkelja e rregullave të urbanistikës. Ato 51 viktima nuk do të gjejnë qetësi deri sa të vendoset drejtësia. Por drejtësia nuk po vendodet sepse është investuar drejtpërdrejt Edi Rama”, tha Xhaferaj.

Lexo edhe :  Ferdinand Xhaferaj zv/kryetar i 'Sigurisë', zëvendëson Flamur Nokën

Ai shtoi se qeveria prishi me urgjencë pallatet e dëmtuara nga tërmeti për shkak të lejeve të paligjshme apo ndërhyrjeve në struktura që u lejuan nga administrate, për të fshehur përgjegjësinë në tragjedinë që ndodhi në Durrës.

“Menjëherë pas 26 nëntorit ishin 36 pallatë të dëmtuara shumë rëndë, ato 36 pallate u kthyen në sheshe ndërtimi duke u prishur urgjentisht? Pse u prishën me urgjencë? U prishën për të fshehur gjurmët. Nga këto sheshe vetëm në dy ka filluar ndërtimi dhe e di i gjithë qyteti se përse ka filluar ndërtimi vetëm aty, sepse lidhen me dy funksionarë të PS-së. Kanë qenë disa persona në ndjekje penale për shkeljet qëe çuan në tragjedinë që u përball ky qark dhe në vend që të dënoheshin u graduan me detyra të tjerë në bashki. Pse? Sepse duhej blerë heshtja e tyre. Unë nuk flas me opinion, flas me fakte dhe këto që po them janë fakte”, përmbylli Xhaferaj.

1


Etiketa:

Pas