Aktualitet

Xhama të thyer dhe pllaka të dëmtuara, video nga tritoli në lokal





               Publikuar në : 11:35 - 07/12/19 |
mapo.al

Shpërthimi me tritol në derën e një lokali tronditi kryeqytetin mbrëmjen e kaluar. Eksplozivi i ishte vendosur një bar-kafeje në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Botanik. Nga tritoli nuk ka pasur persona të lënduar fatmirësisht, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.


MAPO ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka thyer të gjithë xhamat e lokalit si dhe ka dëmtuar pllakat e shkallët e tij. Pamjet e kësaj video flasin vetë. Nga shpërthimi është thyer edhe xhami i parë i një automjeti i parkuar aty pranë.




Nga dëshmitë e dhëna në polici, pronari i lokalit mohon që të ketë konflikte me persona të tjerë. Uniformat blu ende nuk kanë një pistë konkrete për shkakun e ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë të lokalit dhe bizneseve të tjera përreth me qëllim identifikimin e autorëve.

LEXO EDHE: 

Tritol gjatë natës lokalit në Tiranë, policia jep detaje


Etiketa: ,

Pas