Aktorja turke, Leyla Tanlar, është munduar ta mbajë sa më të fshehtë jetën e saj private, mirëpo mediat turke ‘Snob Magazin’ ka sjellë të reja nga aktorja.
Sipas kësaj faqe aktorja është parë në një restorant në Etiler e kapur për dore më aktorin e njohur turk Genco Ozak i cili ka lujatur në disa seriale në Turqi dhe është shumë i njohur atje.
Po ashtu sërish sipas kësaj faqe thuhej se aktorët kaluan shumë kohë bashkë ndërsa burimet tregojnë se ajo i ka thënë miqve se është shumë e dashuruar.
22-vjeçarja u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj tek seriali që theu rekorde shikueshmërie dhe në vendin tonë “Fate të kryqëzuara’. Pas këtij seriali aktorja mori pjesë në shumë seriale të tjera.