Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Xhavit Dedej: “Muzika është për të të kënaqur shpirtin”!

by mapo.al
01/12/2018
in ShowBizz
0

Xhavit Dedej është një nga ikonat e muzikës popullore shqiptare. I lindur dhe i rritur në zemër të Shqipërisë së Mesme, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Dhe siç ai vetë është shprehur në këtë intervistë, as ai nuk bën dot pa muzikën popullore dhe as ajo pa të.

Në vitin 2004 erdhi për publikun me albumin e tij të parë e deri më sot numëron me qindra këngë dhe videoklipe. Muzika popullore është pjesë e tij tashmë prej kaq vitesh, e mund të konsiderohet nga të paktët artistë të afirmuar të kësaj rryme që i ka qëndruar besnik muzikës së vërtetë pa deformime.

Dedej u shpreh për më tepër në këtë intervistë mbi vështirësitë me të cilat është përballur për të arritur deri në këtë pikë sot, marrëdhëniet me kolegët, tekstshkruesit e preferuar etj.

Cilat kanë qenë peripecitë me të cilat jeni përballur përgjatë gjithë këtyre viteve karrierë për të pasur sot statusin e një këngëtari të mirëfilltë?

Për të thënë të vërtetën fillimet janë të vështira për të gjithë. Por vlen për të theksuar që koha kur nisa unë të këndoj ka qenë e tillë me peripeci dhe shumë vështirësi por edhe të bukura. Sot që jam këtu, është dashur një rrugë e gjatë e lodhshme gjithashtu, por ia ka vlejtur.

A mbani mend momentin e parë kur jeni ngjitur në një skenë të vërtetë? Çfarë keni ndjerë në ato momente?

Kur jam ngjitur në skenë për herë të parë kam qenë 16 vjeç. Më dridheshin këmbët, qëndroja drejt si një statujë pa lëvizur me mikrofonin stativ e publikun para dhe kam kënduar si të ishte recitim përmendësh. Qesh kur e kujtoj sot.

Kur e kuptuat që muzika do ishte e ardhmja e juaj, që në fillimet e karrierës apo më vonë?

Me thënë të drejtën kur fillova të merrja lekët pas dasmave të ndryshme tek të cilat performoja filloi “të më hynte vetja në qejf” dhe aty e kuptova që nuk ka zanat më qejfli se muzika e më të bukur dhe aty m’u mbush mendja që ky do isha unë dhe e ardhmja ime muzika.

A jeni penduar që keni vazhduar me këtë rrugë?

Muzika është për të të kënaqur shpirtin dhe nuk besoj se ka njeri që do pendohej me një art të tillë, kur ndihet i gjallë e me jetë në shpirt, ndaj s’jam penduar që zgjodha këtë rrugë për vete.

Përse zgjodhët pikërisht zhanrin e këngës popullore?

Muzika popullore më zgjodhi mua ndoshta se di. Por unë s’bëj dot pa të e ajo pa mua.

Po për sa i përket tekstshkruesve dhe kompozitorëve kë preferoni më së tepërmi dhe që mban “vulën” e shumë prej këngëve tuaja?

Për tekstet nuk mendohem shumë gjatë, sepse i kam të veçantë miqtë qe ju besoj për krijimtarinë time të radhës dhe i përshëndes me këtë rast, sepse nuk ndodh shpesh që t’i përmend si, Jorgo Papingji, Gramoz Kozeli, Rozana Radi, Arben Topalli, Mirjeta Mema, Dritan Baftjari etj.

Cilat janë anët pozitive dhe negative të këtij lloj arti?

Ana pozitive do thosha se përmes këngës transmetojmë kulturën e traditat, po fitojmë dhe nga ana monetare, pra para. Ana negative mendoj që dihet tashmë, lodhje, pagjumësi dhe ndoshta dhe padrejtësi kur ne këndojmë live e madje drekë dhe darkë pa pushim, ndërsa ndodh që edhe keqpërdoret ky art i bukur nga disa pseudoartistë që nuk të bëhet të këndosh ndonjëherë dhe thua me vete është bo bajat. Por ne jetojmë në një vend që ka plot hapësirë e duhet të jetojmë me çfarë na rrethon e s’kemi çfarë të bëjmë tjetër veçse të pajtohemi me këtë gjë.

Si mendoni ju çfarë po e shkatërron muzikën shqiptare sot?

Ajo që thashë më lart, ka hyrë virusi nëse mund ta quaj kështu e s’ke si ta ndalosh kur vetë ne i dëgjojmë të gjitha zhanret e muzikës e fatkeqësisht nuk do ndalet kjo gjë po se ndaluam ne vetë.

Çfarë ju mban të bashkuar me kolegët tuaj?

Unë kaq vite karrierë muzikore besoj e kam bërë vendin që të kem marrëdhënie shumë të mira me kolegë të vjetër e të rinj, jemi brez me halle e kjo miqësi na ka mbajtur gjallë. Trimi i mirë me shokë shumë thonë apo jo?!

A mund të na thoni nga kolegët e estradës disa emra me të cilët keni marrëdhënie shumë të mira?

Me të gjithë kolegët kam marrëdhënie shumë të mira e në qoftë se ti do të më thuash prapë të veçoj njërin/njërën unë i respektoj të gjithë miqtë e mi njësoj sepse janë artista me shpirt artisti mbi të gjitha.

Keni patur ndonjë incident me ndonjë koleg?

Incidente nuk mund të them, por aty jemi mërzitur dhe aty-aty jemi pajtuar, duke kënduar hahaha…

Tags: IntervistakarrieraMapo RozëmuzikaXhavit Dedej

JU SUGJEROJME

Eurovision fshin foton e Ronela Hajatit, reagon këngëtarja
ShowBizz

Ronela Hajati tregon momentin më të vështirë në karrierë

14/05/2022
Deklarta e fortë e komedianit: Mund t’ju besoni të gjitha grave, përveç Amber Heard
ShowBizz

Deklarta e fortë e komedianit: Mund t’ju besoni të gjitha grave, përveç Amber Heard

14/05/2022
Spanja, i pari vend në Europë që gratë mund të bëjnë pushim gjatë ciklit menstrual
ShowBizz

Spanja, i pari vend në Europë që gratë mund të bëjnë pushim gjatë ciklit menstrual

14/05/2022
Adrola Dushi, urim special Adis Patushit për lidhjen me Fifin
ShowBizz

Adrola Dushi, urim special Adis Patushit për lidhjen me Fifin

14/05/2022
Next Post
MEDIA TREND/ Sonila Meço: ‘Kur guxova ta lë për disa kohë, gazetaria nuk më la’

MEDIA TREND/ Sonila Meço: ‘Kur guxova ta lë për disa kohë, gazetaria nuk më la’

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
  • A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?
  • Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë
  • Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë
  • Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In