Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vrap të Tiranës, ku një 17 vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuar.
Mësohet se trupi i viktimës është gjetur nga xhaxhai i tij. Nga të dhënat paraprake raportohet se, i mituri ka shkuar për t’u larë, por nuk ka ditur mirë not dhe si pasojë është mbytur.
“Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar”, njofton policia.
Mësohet se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.