Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, përgjigjet prerë se nuk do ta lirojë zyrën. Në votimet e 30 qershorit fitues në Kamëz u shpall ish-deputeti i PS, Rakip Suli, por sipas Mziut procesi është farsë dhe nuk njihet nga opozita. Deklaratat e tij Xhelal Mziu i bëri pas takimit të kryebashkiakëve me Lulzim Bashën në selinë e PD.
Prononcimi i Xhelal Mziut
A morët një vendim?
Vendimi është marrë me datë 30 që ishte i paligjshëm, e tregoi dhe pjesëmarrja.
Mesa po kuptoj ju nuk do të lini zyrën…
Asnjë lloj shansi nuk ka për të lënë një farsë elektorale.
Edhe nëse jua kërkon Lulzim Basha nuk do të dilni nga zyra?
Nuk ka lidhje Lulzim Basha. Ne interpretojmë ligjin dhe kemi lexuar votat popullore. Ky është mendimi i shumicës së shqiptarëve, 85%.