Aktualitet

Xheloz për Edi Ramën? Meta: Mund t’i jap “Urdhërin e Skenderbeut”






               Publikuar në : 18:29 - 11/09/19 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta gjatë një bashkëbisedimi të gjatë dhe të shtruar me gazetarët nuk kurseu as batutat me sens ironik për kryeministrin Rama.


Gazetarët i vunë në dukje faktin se po shfaq shenja xhelozie për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha.

Meta u përgjigj: Xheloz për Edi Ramën nuk jam dhe këtë nuk do e pranonte as vetë Edi…Nëse ai arrin që më 18 tetor ti hapen negociatat Shqipërisë unë do ti jap dekoratë. Do ti jap “Urdhërin e Skenderbeut”!.

Gazetarët këmbëngulën duke e pyetur nëse do të jepte dekoratë për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin?

Meta u përgjigj me të qeshur: Lulit nuk i jap dekoratë se ka braktisur institucionet, ndërsa Monikës nuk i jap dekoratë sepse i ka dhënë besën Lulit.

Më herët, gjatë konferences ai u pyet nëse ka një pakt Rama-Basha.

Meta: “Nuk ka gjë më të mirë sesa dashuria e politikanëve, por më e rëndësishme për një politikan është përgjegjshmëria dhe unë mendoj se ata të dy kanë reflektuar mungesë përgjegjshmërie prej një kohë të gjatë. Në mënyrë të veçantë gjatë këtij viti…

Kjo ka qenë një situatë artificiale, ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri, çdo gjë është e imponuar nga lart (politika). Mund të them një antagonizëm i orkestruar nga lart dhe ndonjëherë më duket se është orkestruar nga jashtë vendit, për ta mbajtur Shqipërinë në ngërç… Një vend që duhej t’i ishin hapur negociatat me kohë.

Nëse ata reflektojnë tani është gjë shumë e madhe… Ua kam kërkuar prej kohësh, por ka qenë e pamundur deri tani për shkak të vullnetit të tyre”.

/Mapo.al

Lexo edhe:

Meta thirrje medias: “Zhdekretimi” është propagandë. Mos bini pre!

Sinjali për djegien e Parlamentit/ Meta: Pas antagonizmit vjen lufta


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas