Megjithëse s’ka ardhur ende data “zyrtare” personazhet shqiptarë s’kanë pritur dot më gjatë dhe i kanë vendosur që tani zbukurimet e festave nëpër shtëpitë e tyre.
E fundit që tregoi pemën e saj të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ishte moderatorja Xhemi Shehu.
Ajo ndau në InstaStory dekorin e bukur të shtëpisë së saj, të cilës dritat e pemës dhe zbukurimet i kishin dhënë më shumë ngrohtësi.
Në dekorin e saj mbizotëronte ngjyra e bardhë dhe e kuqe, ndërsa kjo foto e publikuar na u duk një kartolinë e vërtetë!
Duket se Xhemi është kujdesur për të gjitha detajet dhe atmosfera duket më e bukura!
Etiketa: atmosfere festash, pema e fundvitit, xhemi shehu