Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë gati për tu bërë sërish prindër.
Në një intervistë për ‘Mirage’, këngëtarja tha se kur e sheh të bijën që luan vetëm i dhimbset dhe do ta bëjë atë me një motër ose vëlla.
Xhensila u shpreh: ”Në fakt më shumë kërkon Besi një fëmijë të dytë sesa Ajka një motër ose vëlla. Ajka e do mamin dhe babin vetëm për vete, aq më pak tani që jemi goxha të ngarkuar me punë. E përmend por jo si kërkesë. E shikoj se ka ardhur momenti për të patur një fëmijë të dytë. Ne kemi kohë që e mendojmë këtë sepse shikoj që ndonjëherë luan aty te cepi i shtëpisë me lodrat e saj pasi unë kam konsumuar të gjithë lojërat me të. E shikoj vetëm dhe kjo më krijon dhimbje. Duhet një fëmijë i dytë që të ketë Ajka një vëlla ose motër”.
Pavarësisht dëshirës Xhensila nuk është shtatzënë dhe pse në mediat sociale është përfolur kohët e fundit se është në pritje të ëmbël.
E shoh veten çdo 3 muaj se jam shtatzënë në faqet e para.”- u shpreh ajo duke qeshur