Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Xhenxhefili, 5 vlerat shëndetësore të konfirmuara nga shkenca

by mapo.al
22/02/2019
in Kryesore, Shëndeti
0

Xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin nga helmet. Aleat në kurimin e shqetësimeve në stomak, kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, hollon gjakun, lehtëson dhembjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme

Përveçse është një erëz e domosdoshme kundër problemeve gastrointestinale, kjo bimë është e pasur me veti antioksidante dhe e varfër në kalori. Përballë shtimit të sëmundjeve, dhe në disa raste edhe të disa sëmundjeve njëherësh në një person, disa ushqime mund t’i kthejmë në aleat të shëndetit. Duke nisur që me një erëz të cilën duhet ta bëjmë patjetër pjesë të gatimeve dhe tryezës sonë. Pasi me përgatitjen e produkteve ushqimore me këtë xhenxhefilin ndihmojnë trupin në parandalimin e disa sëmundjeve dhe mbajmë trupin të shëndetshëm.

Zvogëlon dhimbjet muskulore

Një studim i kryer në vitin 2015, publikuar në revistën “Phytotherapy Research” ka evidentuar se si marrja e 4 gramë xhenxhefili për 5 ditë rresht, tregon se si zvogëlon shfaqjen e dhimbjeve muskulore edhe pas aktivitetit fizik, duke mbështetur kështu teorinë se xhenxhefili mund të ndihmojë shërimin e muskujve pas aktivitetit fizik.

Zvogëlon rrezikun për sëmundje kardiake

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Nutrition”, shtimi i rreth 4 gramë xhenxhefil në gatimet tona (rreth 1 apo 2 luge kafeje), zvogëlon me 8 për qind rrezikun për hipertension dhe me 13 për qind sëmundjet e enëve të gjakut. Sipas studiuesve, kjo mund të shpjegohet me faktin se xhenxhefili reagon si një lloj ACE-inibitore, duke ndihmuar kështu në uljen e tensionit të gjakut, pa harruar se kjo bimë është gjithashtu e pasur me polifenole, një lloj antioksidanti me vlerë të spikatura mbrojtës e zemrës.

Lufton obezitetin

Obeziteti është një kusht patologjik që mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetin e tipit 2, megjithëse xhenxhefili nuk mund të konsiderohet si një ilaç magjik për humbjen e peshës, një studim shkencor i kryer në vitin 2017 ka evidentuar vlefshmërinë e saj në parandalimin e shtimit të peshës sepse do të ishte në gjendje të shtypte oreksin dhe të rriste konsumin kalorik.

Parandalon diabetin

Si obeziteti, edhe diabeti i tipit 2 po rritet, por edhe në këtë rast xhenxhefil mund të jetë një aleat i shkëlqyer. I njëjti studim i kryer në vitin 2017, i publikuar në botimet e përvitshme të Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut, zbuloi se kjo erëz e fuqishme mund të përmirësojë ndjeshmërinë e insulinës, duke ndihmuar kështu për të parandaluar rrezikun e pre diabetit.

Lehtëson dhimbjet e ciklit

Për shumicën e vajzave dhe grave ditët me cikël janë të dhimbshme dhe të parehatshme. Sikurse e kanë shpjeguar studiuesit, në studimin e publikuar nga “Journal of Alternative and Complementary Medicine”, 250 miligramë xhenxhefil pluhur, të marra në formën e kapsulave, ato janë një trajtim efektiv të paktën sa ibuprofeni për të lehtësuar dismenorrea.

Tags: ndikimipërfitimetshendetXhenxhefili

JU SUGJEROJME

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur për trafikim të lëndëve narkotike
Kryesore

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur për trafikim të lëndëve narkotike

18/05/2022
Dhjetë fakte që nuk i dini për “Mbretëreshën e Virgjër”!
Kryesore

Dhjetë fakte që nuk i dini për “Mbretëreshën e Virgjër”!

18/05/2022
Ukraina fillon gjyqin/ Ushtari i parë rus, që po gjykohet për krime lufte
Bota

Ukraina fillon gjyqin/ Ushtari i parë rus, që po gjykohet për krime lufte

18/05/2022
A po e hetoni Berishën? Kraja përplaset me Ballën: Ligji juaj s’më lejon të flas
Aktualitet

A po e hetoni Berishën? Kraja përplaset me Ballën: Ligji juaj s’më lejon të flas

18/05/2022
Next Post
Kërpudhat, kundër anemisë dhe tensionet

Kërpudhat, kundër anemisë dhe tensionet

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Nëna vret foshnjën e saj, nuk duronte dot të qarën
  • Aleatët e PD-së kanë një emër, për president
  • Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur për trafikim të lëndëve narkotike
  • Fat dhe para, tri shenjat e ‘përkëdhelura’ të horoskopit për muajin qershor
  • Kremlini: Thekson negociatat ndaj Ukrainës nuk po përparojnë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In