Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, njëkohësisht President i UET-së, ka folur në Ora News për efktet e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.
Ai tha se efektet do të jenë negative, ndërsa kritikoi edhe politikën e qeverisë për të kufizuar tokat bujqësore, një hapësirë të të cilave do ta marrë kultivimi i kanabisit.
“Efektet e saj në ekonomi dhe në shoqëri do të jenë negative. Prisnim që prej dy prej goditjeve më të rënda që ka pësuar ekonomia e Shqipërisë, pandemia dhe garantimi i sigurisë ushqimore, si pasojë e luftës në Ukrainë. Në vend që ne të prisnim se çfarë masash duhet të ndërmarrë Shqipëri, politikat që duhet të ndjekë për të garantuar sigurinë ushqimore të vendit që është pjesë thelbësore e strategjisë sonë kombëtare, dalim në një alternativë që tokën aq të kufizuar sa e kemi, në vend që të mendojmë se si ta përdorim me nacionalitet tokën bujqësore, po mendojmë se si të mbushin llullat e atyre që pinë hashash”, u shpreh Xhepa, i cili shtoi se i njëjti vendim nuk dha rezultate pozitive në Maqedoninë e Veriut, pasi përfituan një numër i vogël njerëzish.
Eksperti i quajti tinëzare deklaratën e qeverisë, se legalizimin e kanabisit e do populli. Më tej, Xhepa theksoi se legalizim cenon sigurinë ushqimore dhe se përfitues të saj do të jenë vetëm një grup individësh.
“Legalizimi i kanabisit, nuk shëndosh ekonominë e vendit. Duhet të shikojmë, se a ndikon në rritjen e të ardhurave të qytetarëve, së dyti fakti që investimi që kërkohet në këto aktivitete janë shumë të larta, duhet që kanabisi të tregtohet në formë të përpunuar, të ekstratimit, dhe kjo kërkon investimesh të mëdha e serioze. Pra vetëm një grup shumë i vogël, individësh, biznesmenësh ta bëjnë këtë. Kjo cenon sigurinë ushqimore të vendit. Duhet të kishim menduar për politika se si të rrisim produktivitetin e bujqësisë”, tha Xhepa.