Xhesika Ndoja është një nga këngëtaret më të komentuara, e cila publikon shumë foto e video provokuese në rrjete sociale. Përgjatë vitit të kaluar, Xhesika zbuloi lidhjen e saj me një djalë që jetonte në Vjenë, për të cilin u tha se ishte milioner.
Mirëpo, prej disa kohësh Xhesika nuk kishte publikuar foto me të dashurin e saj, duke bërë që të flitej se ishin ndarë.
Ditën e djeshme, vet Xhesika e ka konfirmuar këtë gjë, duke bërë një postim në Instastory dhe ka shkruar “Gëzuar për ne beqarët”.