“Shpjegova me detaje se si është e vërteta”, këto kanë qenë fjalët e para të kreut të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, pasi ka dalë nga Prokurori, ku është pyetur në lidhje me akuzat që janë hedhur ndaj tij për përfshirjen në dosjen Xhisiela.
Bushi ka mohuar që të ketë qenë në komisariat, siç pretendon nënkomisar Emilioano Nuhu në dëshminë e bërë publike.
Ju mohoni që keni qenë aty ditën e ngjarjes? Në mënyrë kategorike po, nuk kam qenë aty.
Keni prova për ta faktuar?
Po kam prova, janë sinjalet telefonike, do të shikoni dhe dëshminë e atyre që kanë qenë në komisariat, sepse komisariati nuk është bosh ditën që punohet. Është totalisht e sigurt që asnjëri prej nesh nuk ka qenë në komisariat.
Pse përflitet emri juaj?
Është gjithmonë vazhda baltës që hedh nga Saliu, kundër meje.
Dosja “Xhisiela”, kreu i Bashkisë së Krujës thërritet në Prokurori
Ne vijim te hetimeve per dosjen “Xhisiela”, ne prokurorine e Tiranes eshte therritur sot Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi, emri i te cilit doli nga denoncimi i oficerit te policise, Emiljano Nuhu.
Nuhu, ne denoncimin e tij, e ka permendur emrin e Artur Bushit, si nje nga personat me pushtet, që ndikoi që padi e Xhisiela Malokut, ne adrese te djalit te deputetit te PS-se, Rrahman Rraja te mbahej e fshehte.
Vete Bushi ne disa prononcime per mediat e ka mohuar nje gje te tille, duke deklaruar se nuk ka asnje lidhje me kete akuze qe i behet.