Aktualitet

Xhixho: Bizneset e drejtuara nga gratë kanë nevojë për mbështetje reale dhe jo propagandë!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:25 - 27/09/20 |
mapo.al

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, i bën thirrje qeverisë që të hedhë sytë nga bizneset e drejtuara nga gratë, të cilat, siç thotë ajo, kanë nevojë për mbështetje reale dhe jo propagandë.


Në një reagim në rrjetin social Facebook, Xhixho shprehet se tërmeti dhe pandemia i dhanë goditje të njëpasnjëshme sipërmarrjeve private, sidomos atyre të drejtuara nga gratë, qoftë në zona urbane apo rurale po përballen me sfidë për mbijetesë.


Xhixho thekson se bizneset kanë nevojë për partner strategjik siç duhet të jetë qeveria për t’i mbështetur në një situatë të tillë.


Reagimi i plotë


Bizneset e drejtuara nga gratë kanë nevojë për mbështetje reale dhe jo propagandë!


Termeti dhe pandemia i dhanë goditje të njëpasnjëshme sipërmarrjeve private, sidomos atyre të drejtuara nga gratë, qoftë në zona urbane apo rurale po perballen me sfidë për mbijetesë.

Mbështetja e munguar e qeverisë, përtej shfaqjes në televizone, ka sjelle reduktim të numrit të punonjësve duke rritur papunësinë në rradhët e Shqiptarëve të cilët përpiqen të gjejnë shpresë dhe pse kjo e fundit venitet nga institucionet që drejtojnë sot vendin.

80% e bizneseve të drejtuara nga gratë u goditën rëndë .
1 ne 5 kompani kanë reduktuar pagat ose shkurtuar punonjës nga puna.
50% e bizneseve kanë pësuar ulje fitimi.
Bizneset shprehen se nuk kanë përfituar nga paketat fiskale dhe pagat e luftës.

Bizneset kanë nevojë për partner strategjik siç duhet të jetë qeveria për t’i suportuar në një situatë të tillë.

Biznesi duhet dëgjuar, ndihmuar por kjo maxhorancë ka qasje armiqësore ndaj biznesit dhe nuk ka as aftesinë as vullnetin për ta mbeshetur .

Ne besojmë se vetem fuqizimi ekonomik i gruas e mbi të gjitha sipermarrjet e drejtuara nga gratë do mund ta zhvillojnë ekonominë dhe japin shpresë familjeve shqiptare.

Së bashku mundemi.


Etiketa: , , ,

Pas