Aktualitet

Xhixho: Integrimi përtej propagandës false të Rilindjes, Evropa ka kushte














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:11 - 05/03/21 |
mapo.al

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, thotë se raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, për rekomandimin e nisjes së negociatave për vendin tonë. Sipas Xhixhos, kjo është e vërteta që duhet të dinë të gjithë shqiptarët, përtej propagandës false të Rilindjes.





“Integrimi nuk do fjalë, aq më pak mashtrime dhe hi syve shqiptarëve, do veprim dhe realizime konkrete”,-shkruan Xhixho në facebook.


Postimi i plotë





Asnjë çelje negociatash nuk mund të ketë për Shqipërinë, pa plotësimin deri në një të kushteve të vendosura nga KE-ja. Sot, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, për rekomandimin e nisjes së negociatave për vendin tonë.



Lega theksonte njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.


“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferencës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian.
Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për shtyp do të plotësohet me kërkesën time”, shkruan David Lega.

Lexo edhe :  Erisa Xhixho: Këto zgjedhje ishin të vështira, u përballëm me presion dhe banda

Kjo është e vërteta që duhet të dinë të gjithë shqiptarët, përtej propagandës false të Rilindjes, që ka festuar disa herë deri më sot data për hapje negociatash, por që kurrë nuk mbërritën. Integrimi nuk do fjalë, aq më pak mashtrime dhe hi syve shqiptarëve, do veprim dhe realizime konkrete.

Asnjë çelje negociatash nuk mund të ketë për Shqipërinë, pa plotësimin deri në një të kushteve të vendosura nga KE-ja….

Posted by Erisa Xhixho on Friday, March 5, 2021

 

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas