Politika

Xhixho: Largimi i Edi Ramës zhbllokon integrimin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:46 - 18/10/20 |
mapo.al

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho shprehet se bllokimi i integrimit në BE nuk vjen nga vendet anatëre, por nga mungesa e reformave dhe problemet që ka sjellë qeveria “Rama”.


Në një postim në Facebook, Xhixho shprehet se vetëm largimi i kësaj qeverie do të sjellë zhbllokimin e procesit të integrimit.


Postimi i plotë i Erisa Xhixhos në Facebook:



Rama qesharak në përseritjen e vet ku merr pozicionin e viktimës dhe shpall fajtorin.
Por një fajtor ka për mospërmbushjen e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe ky është Edi Rama.


Tashmë vendet europiane e kanë të qartë se kush minoj marrëveshjen e 5 Qershorit për reformën zgjedhore duke na larguar prej konsesusit dhe gjithpërfshirjes të kërkuar prej tyre si kushti nr.1 për hapjen e negociatave.


Se kush është fajtori që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë.
Se kush propozoj ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje” si i vetmi në llojin e vet në vendet demokratike që do të mbylli çdo zë kundra .

Lexo edhe :  Monika Kryemadhi: LSI do të fitojë mbi 40 deputetë më 25 prill

Nga 15 kushte asnjë i plotësuar ky është rezultati sot dhe për këtë fajtor nuk është Europa por vetëm sekti i rilindjes.
Jo vetëm nuk ka përmbushje të kushteve por kthim pas nga lëvizje e lirë e qytetarëve tek rikthimi i regjimit të vizave me të ashtuquajtur vizë elektrinike me pagesë ( ETIAS). Proçedurë vetëm për Shqipërinë e jo për vendet e tjera të rajonit.

Proçesi i integrimit europian nga Rama dhe Rilindja është i bllokuar si pasojë e paaftësisë dhe mungesës së vullnetit.
Zgjidhja është largimi i Rilindjes që ka marrë peng shtetin, qeverisjen dhe të ardhmen tonë europiane.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas