Aktualitet

Xhixho publikon raportin: Të rinjtë mendojnë se masat antiCovid janë propagandë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:41 - 09/02/21 |
mapo.al

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho publikon të dhënat e fundit të raportit të CRCA, ku thuhet se shumica e të rinjve nuk kanë besim te masat e marra nga qeveria për frenimin e përhapjes së Covid-19.





Ajo shkruan se teksa shifrat e të infektuarve me Covid-19 shënojnë rritje alarmante e bashkë me to edhe numri i viktimave, 63% e të rinjve shqiptarë nuk kanë aspak besim te masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për përballimin e pandemisë dhe krizës së shkaktuar prej saj.


“Raporti i fundit i CRCA tregon se për 42.6% të të rinjve masat janë sa për të kaluar radhën, ndërsa 20.6% e tyre shprehen se janë thjesht propagandë!




Më 25 prill, me votën tonë, duhet të garantojmë ndryshimin për t’i rikthyer të rinjve dhe çdo qytetari besimin në shtetin shqiptar, siguri, shërbim dinjitoz dhe të barabartë”, shkruan Xhixho.

Lexo edhe :  Nga e hëna mësimi në Kosovë do të zhvillohet në shkolla pa kufizime

1



Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas