Aktualitet

Xhixho: Qeveria në pushtet është e paaftë dhe meriton të ndëshkohet me votë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:57 - 16/01/21 |
mapo.al

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se në Shqipëri, gratë e grupmoshës 25-44 vjeçare vuajnë pasojat më të rënda ekonomike dhe psikologjike nga pandemia.



“Këto janë rezultatet e studimit të ndërmarrë nga UN Women Albania për ndikimin që Covid-19 ka patur mbi popullsinë Shqiptare dhe jetesën në vend. Raporti dëshmon gjithashtu se pasiguria dhe frika për të ardhmen është e lartë në tërësinë e popullsisë Shqiptare. Qeveria në pushtet është e paaftë dhe meriton të ndëshkohet me votë më 25 Prill. Shqipëria duhet të rimëkëmbet, të mbështesim urgjentisht ekonominë e rrënuar, dhe të fuqizojmë ekonomikisht në veçanti gratë dhe vajzave në sipërmarrje”, shkruan Xhixho.


Postimi i plotë i Xhixhos



Në Shqipëri, gratë e grupmoshës 25-44 vjeçare vuajnë pasojat më të rënda ekonomike dhe psikologjike nga pandemia.



Këto janë rezultatet e studimit të ndërmarrë nga UN Women Albania për ndikimin që Covid-19 ka patur mbi popullsinë Shqiptare dhe jetesën në vend.
Si gratë e punësuara dhe ato të vetëpunësuara po përballen me vështirësi ekonomike. Për arsye të shpërndarjes se lartë të virusit, gjithnjë e më shumë gra punojnë nga shtëpia dhe paguhen më pak orë pune. Një pjesë e konsiderueshme e tyre përballen me probleme psikologjike dhe të shëndetit mendor si rezultat i pasigurisë së krijuar nga pandemia.

Lexo edhe :  Pandemia në Itali, mbi 12 mijë raste të reja, ulet numri i viktimave

Të dhënat tregojnë se shëndeti psikologjik dhe mendor i grave është prekur në nivele më të larta krahasuar me burrat, kryesisht për shkak të stresit dhe ankthit (69% kundrejt 57%).

Raporti dëshmon gjithashtu se pasiguria dhe frika për të ardhmen është e lartë në tërësinë e popullsisë Shqiptare.

Kjo panoramë e zymtë dhe tepër shqetsuese është pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë nga qeveria ku bizneset nuk u mbështetën por u mbyllën, ku jemi vendi i fundit në rajon për mbeshtetje të qytetarëve për kalimin e kësaj krize me vetëm 1,2% GDP ndërkohë borxhi publik ka shkuar në 82%. Shërbimi shëndetsor është në kolaps dhe i pamundur të përballojë nevojat për ndihmë mjekësore gjatë pandemisë. Për sa i përket problematikës së shendetit mendor të popullsisë në vetvete, gjatë kësaj periudhe tejet të vështirë, kjo është një tematikë që nuk ekziston në agjendën politike të qeverisjes.
Qeveria në pushtet është e paaftë dhe meriton të ndëshkohet me votë më 25 Prill.

Shqipëria duhet të rimëkëmbet, të mbështesim urgjentisht ekonominë e rrënuar, dhe të fuqizojmë ekonomikisht në veçanti gratë dhe vajzave në sipërmarrje.

Bashkë do ia dalim

 

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas