Çështja e racizmit në fushat e futbollit është kthyer në një fenomen shqetësues për këdo. Veprime që sipas Yaya Toure janë të neveritshme dhe FIFA duhet të marrë masa.
Ish-mesfushori i Manchester City dhe Barcelona akuzon organin më të lartë të futbollit botëror, pasi vetëm po flasin dhe nuk po veprojnë.
“Ata janë gjithmonë duke folur ‘Blah, blah, blah’, dhe çfarë? Asgjë nuk ndryshon. FIFA nuk kujdesen aspak, sepse ne kemi folur për këtë, por ajo ende vazhdon. Nuk dua të them që nuk jam i shqetësuar. Unë jam i shqetësuar,” tha Toure për AFP.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë është përballur shpesh me thirrje të tilla, për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës.