Aktualitet

Yjet e futbollit mund të merren falas në fund të këtij sezoni














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:13 - 10/02/21 |
mapo.al

Pasi u mbyll sezoni i transfertave të Janarit me shumë pak shpenzime, edhe vera këtë vit pritet të ketë pak buxhet të hedhur nga klubet e mëdha të futbollit.





Por më interesantja është se pikërisht, në përfundim të këtij sezoni, disa prej lojtarëve më të mirë në botë, do të jenë falas.


Në kuptimin se do të ketë mbaruar kontrata e tyre, dhe kostoja e vetme që duhet të mbulojnë ekipet, janë pagat javore ose mujore të yjeve.




Mes tyre, edhe Lionel Messi.


Të cilit i mbaron kontrata pikërisht në verën e këtij viti, dhe gjasat janë që Barcelona të mos nënshkruajë një zgjatje të mëtejshme.


Ja disa prej këtyre emrave të mëdhenj, që mund të jenë në treg falas, edhe pse nuk janë në të 40-tat e tyre, e disa gjenden në kulmin e karrierës.

Gianluigi Donnarumma (AC Milan)

Portierit të famshëm i ka mbaruar tashmë kontrata 5 vjeçare. Ai është 21 vjeç dhe ka që kur ishte 16 në portën e Milanit. Bisedimet për rinovim, janë të ngrira.

Jerome Boateng (Bayern Munich)

Fituesi i kupës së botës me Gjermaninë ka qënë i aktivizuar rregullisht tek Bayern, si lojtar krahu.

Negociatat me klubin për 32 vjeçarin, janë pothuaj inekzistente.

Sergo Ramos (Real Madrid)

Mbrojtësi legjendar i Real Madrid, që ka luajtur 700 ndeshje me galaktikët dhe ku ka shënuar pothuajse 100 herë, do të jetë jashtë kontrate këtë verë.

Besohet se klubi është gati për t’i ulur pagën, dhe ai do të shohë për ndonjë mundësi më të mirë.

David Alaba (Bayern Munich)

Bavarezët duket se nuk kanë ndërmend të zgjasin kontratën me austriakun, dhe ai po sheh ndonjë mundësi transferimi pranë Real Madrid.

Fernandinho (Manchester City)

Ngjan se Guardiola nuk kërkon më shërbimet e brazilianit 35 vjeçar. Ai do të jetë në fund te sezonit i lirë për angazhime të tjera.

Holandezi Wijnaldum nuk ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin, edhe pse ishte fitues i dy trofeve, Champions League dhe Premier League. 30 vjeçari shpreson të përmbushë endrrën për transferim tek Barcelona, tek patrioti i tij menaxher, Ronald Koeman.

Po ashtu, të lirë do të jenë Memphis Depay(Lion), Julian Draxler(PSG), Angel Di Maria (PSG) Sergo Aguero (Man City)

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas